Kosovë: I dënuari për korrupsion, emërohet zëvendësministër

Më 1 tetor 2018, Qazim Rrahmani ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Për këtë vepër penale e cila hyn në kuadër të veprave penale të korrupsionit zyrtar, Rrahmani ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

Mirëpo, me pëlqimin të tij, ky dënim me burg i ishte zëvendësuar pastaj në dënim me gjobë në lartësi prej 3,000 euro. Po ashtu, Rrahmani ishte obliguar që t’ia kthejë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) edhe shumën prej 4,858.89 euro.

Ndaj aktgjykimit të Themelores, Rrahmani nuk ishte ankuar fare në Gjykatën e Apelit. Një gjë të tillë, e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, zyrtari për informim në Gjykatën e Apelit, Arbër Jashari.

“Nuk kemi pranuar ndonjë ankesë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Jasharit në pyetjen e drejtuar, lidhur me atë se a kishte pranuar Apeli ankesë nga Rrahmani.

Kësisoj, pas shpalljes së aktgjykimit nga shkalla e parë dhe mos apelimit të këtij vendimi në Apel, dënimi ndaj Rrahmanit kishte marr edhe formën e prerë.

E fakti se Rrahmani ishte dënuar për korrupsion, pikërisht për kohën sa kishte qenë zëvendësministër në MPMS, duket se nuk i ka penguar kryeministrit Avdullah Hoti që të njëjtin ta emëroj sërish si zëvendësministër.

Kësaj radhe, Rrahmani është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Një pozitë të tillë, sipas biografisë së tij të publikuar edhe në faqen zyrtare të MKRS-së, Rrahmani del se e ka ushtruar edhe gjatë viteve 2016-2017.

Edhe në faqen zyrtare të MKRS-së, Rrahmani tashmë figuron si njëri nga zëvendësministrat e kësaj ministrie, e ku ministre nga radhët e LDK-së, është caktuar Vlora Dumoshi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme