Pjesa e kufirit të Kosovës me Malin e Zi është në mesin e 5 pikave kontestuese të kufirit në Ballkanin Perëndimor, shkruan Radio Europa e Lirë.
3 pika të tjera kufitare të kontestuara janë ndërmjet Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, ndërsa një tjetër në kufirin Kroaci-Serbi
Në pikën 1 në hartën e mëposhtme, është pjesë ku Kroacia pretendon 10 mijë hektarë nga Serbia në anën tjetër të lumit Danub, ndërsa Serbia 3 mijë hektarë të vendit fqinj.
Me demarkacionin e kontestuar nga një pjesë e ekspertëve në Kosovë (pika 5 në hartë), pretendojnë se i janë falur 8 mijë hektarë të territorit shtetëror Malit të Zi.
Ndërsa pikat e kontestuara ndërmjet Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë përfshijnë sipërfaqe 17 dhe 5 hektarë.
Qeveria e re e Kosovës ka emëruar komision të ri që pritet të dorëzojë në qeveri raportin për demarkacionin, ndërsa partitë politike janë të ndara rreth asaj nëse duhet miratuar marrëveshja në versionin aktual.