Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gazetari kosovar, Blerim Zhabari.
Përmes një telegrami ngushëllimi, AGK’ja ka bërë me dije se Zhabari ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm pas komplikimeve shëndetësore.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Blerim Zhabari. Zhabari ndërroi jetë në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm pas disa komplikimeve shëndetësore. Ai ishte gazetar me përvojë 20-vjeçare dhe ndër vite ka punuar në mediume të ndryshme kosovare”, thuhet në telegram.