Pas apelit të fortë dje të deputetes së Kosovës Hykmete Bajrami se shteti duhet të ngrihet në këmbë për të gjetur dy studentet e zhdukura nga Peja, me sa duket thirrja ka mbërritur në veshët e dy vajzave.
Policia e Kosovës ka njoftuar paraditen e 1 tetorit se të dyja studentet janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të kthehen më në familjet e tyre.
Njёsitet e Policisё nё Pejё menjёherё kanё marrё masat e nevojshme pёr gjetjen e vajzave tё raportuara tё zhdukura.
Gjatё punёs hetimore, sot më datё 1 tetor, pas njё informacioni ёshtё lokalizuar vendndodhja e viktimave. Ato janё sjellë nё Stacionin Policor nё Pejё, nga njё qytetar tё cilin e kanё ndaluar nё rrugё.
Viktimat deklarojnё se janё nё gjendje tё mirё shëndetёsore dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajti dhe gjithashtu janё kontrolluar nga mjeku kujdestar.
Ato deklaruan se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur të Pejёs. Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, gjithashtu edhe zyrtari pёr punё sociale.
Pas intervistimit tё viktimave nga hetuesit, vajzat deklarojnё se nuk dёshirojnё tё kthehen nё shtёpitё e tyre dhe nё bashkëpunim me zyrtarin pёr punё sociale, të dyja vajzat janё sistemuar nё shtёpi tё sigurt.”