Kosovë/ ​Qeveria i propozon Kuvendit ta shkarkojë anëtaren e OShP-së, Kimete Gashi

Qeveria e Kosovës ka propozuar Kuvendit të Kosovës, shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), Kimete Gashi, e cila sipas kryeministrit Albin Kurti, ka qenë në panelin përzgjedhës për tenderin për insulinat, ku ka fituar kompania pa certifikatën e marketingut që garanton cilësinë e këtij medikamenti.

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, kryeministri Kurti tha se shëndeti publik po rrezikohet nga ky vendim i OShP-së dhe rrjedhimisht duhet të merren masa.

Krahas kësaj, qeveria mori vendim edhe për lidhjen e marrëveshjes me GIZ-in gjerman për projektin e promovimit të sipërmarrjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme