Kosovë, qeveria merr vendim, nuk ka më pensione nën 100 euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e shumës së skemave pensionale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se asnjë pension nuk do të jetë nën 100 euro.

“ Ne me të marrë mandatin në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike patëm marrë vendim që deri në fund të vitit 2021 asnjë pension të mos ishte nën 100 euro, dhe këtu përfshiheshin katër kategori: pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e personave me aftësi të kufizuar 75 euro, pensioni familjar 90, dhe pensioni inavlidor i punës 90 euro. Pra, kemi aplikuar shtesa për këto kategori që të mos jenë nën 100 euro në kuadër të Pakos së Ringjalljes”, tha Murati.

Ministri tha se nga tani e tutje kjo rritje do të jetë e përhershme dhe se këto kategori nuk do të kenë më pension nën 100 euro.

Ky propozim mori miratimin e plotë nga anëtarët e Qeverisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme