Kosovën e pret “dështimi spektakolar” për anëtarësim në INTERPOL

Prishtina zyrtare ka marrë mesazhin ndërkombëtar se nuk do t’ia dalë në mësymjen për t’u anëtarësuar sivjet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), por me këmbënguljen e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, deri tash nuk e ka tërhequr aplikacionin që e ka deponuar qysh në janar.

Një nga zëvendësit e Haradinajt i ka thënë gazetës se kryeneçësia e kryeministrit në detyrë do t’i kushtojë Kosovës me “dështim spektakolar”.

INTERPOL-i ka pranuar që kërkesa e Kosovës të përfshihet në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, që në javën e ardhshme mbahet në Kili, shkruan Koha Ditore. Angola do të jetë vendi raportues, i cili është marrë me kërkesën e nisur nga Prishtina. Shteti i Kosovës nuk është njohur nga asnjëri prej këtyre dy vendeve.

Por ky përbën vetëm një prej barrierave që ka Kosova në rrugëtimin drejt anëtarësimit.

Një nga pesë zëvendëskryeministrat, i cili ka folur në kushte anonimiteti për Kohën Ditore, ka thënë se shkaku i kontekstit politik në të cilin ndodhet vendi, është thuajse e pamundur të korret ndonjë sukses në çfarëdo procesi anëtarësimi. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme