Kadriaj ka shkruar se Kosovën dhe Haradinajn nuk do të mund ta ndalin njerëzit, që sipas saj i kanë shërbyer Millosheviqit.
Postimi i plotë:
Kohëve të fundit në Serbi janë rrit zërat kundër kryeministrit të Republikës së Kosovës, përkundër asaj që është koha kur Serbia duhet t’a dëshmoj vullnetin për kërkim falje për të gjitha krimet sistematike që i bëri pupullit të Kosovës dhe në të njetën kohë të pranoj realitetin që Kosova tani është shtet i pavarur. Kosova dhe lidershipi i saj janë të vendosur në rrugën e saj euroatlantike, të cilën s’mund t’a ndal askush, e aq më tepër disa zyrtar të Serbisë, të cilët me zell i kanë shërbyer Millosheviqit.