Sot, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ceremonia është planifikuar të nisë në orën 15:00, raportojnë mediat.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, si dhe oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.



