Një grup i të rinjve e të rejave po i marrin kontratat e punës dhe ata brenda pak kohësh do të nisin jetën dhe aktivitetin e tyre në Gjermani.
Thonë të jenë të dëshpëruar tej mase me mosgjetjen e një vendi të punës në Kosovë, andaj kanë vendosur që përfundimisht t’u japin fund përpjekjeve dhe të ikin jashtë vendit, raporton KTV.
Për pediatren, Flora Abazi-Krasniqi, përvoja e punës në vendin tonë ka qenë shumë e vështirë.
Një prej arsyeve që po e shtyn të dalë jashtë vendit pos kushteve, thotë të jetë edhe krijimi i një të ardhme më të mirë për fëmijët e saj.
Ndërsa, Burbe Qenaj konkurroi disa herë për t’u punësuar në institucionet shëndetësore, por asnjëherë nuk iu ofrua një mundësi e tillë.
Ka edhe kursantë të tjerë të pakënaqur me kushtet e punës në Kosovë.
Thonë se asgjë më nuk i ndal ta lënë vendin e lindjes për një jetë më të mirë.
Në këtë institucion arsimor po përgatitet edhe ky grup për t’u punësuar në njërën nga institucionet shëndetësore gjermane.
Drejtuesit e saj thonë se numri i të interesuarve është shumë i madh dhe për shkak të saj, kanë nisur edhe trajnimet e stafeve të një numër fushash të tjera.
Gjatë këtyre viteve. nga vendi ynë janë larguar një numër i madh i profesionistëve të disa fushave, për shkak të kushteve më të mira të punës në vendet evropiane.