Nënkryetari i LSDM-së Pero Kostadinov i ftuar në “360 gradë”, apeloj deri tek të gjithë të zgjedhurit e popullit që të jenë në krye të detyrës dhe të mos helmojnë qytetarët me pazarllëqe politike për interesa të ngushta partiake por përkundrazi të ofrojnë për qytetarët progres real, shkruan Alsat.
“Të gjithë deputetët duhet të jenë në krye të detyrës, nuk duhet të lejohet që të ndodh devalvim i funksionit deputet në këtë shoqëri. Andaj vlerësoj se në këtë moment, në këtë gjendje duhet secili i zgjedhur i popullit të jetë në krye të detyrës në Kuvend. I përfshij këtu të gjithë deputetët edhe të opozitës edhe të pushtetit. Sepse në rast se kthehemi në të kaluarën, kemi parë shumë fotografi të pahijshme, andaj duhet të gjithë të jemi në nivel dhe të diskutojmë, ashtu siç po diskutojmë në mënyrë të civilizuar dhe qytetarëve t’ju ofrojmë progres real. Nuk guxojmë qytetarët t’i helmojmë me pazarllëqe pulitke për interesa të ngushta partiake ”, tha nënkryetari i LSDM-së Pero Kostadinov, megjithatë i menjëhershëm ishte reagimi i nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski i cili pyeti në mënyrë të drejtpërdrejtë se me çfarë të drejte Talat Xhaferi i mbyll në sallë deputetët.
“Shumë e respektoj këtë që e thatë, por nuk mundet të na mbyll në sallë Talat Xhaferi, kush ai që të na mbyllë”, reagoi Misajllovski./Alsat.mk