Kotzias: Kosova në Athinë do të hap zyrë tregtare, jo diplomatike

Nikos Kotzias, shefi i diplomacisë greke, gjatë vizitës së tij në Beograd ka folur për zyrën “diplomatike” që Kosova hap në Athinë.

Gjatë takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, Kotzias ka thënë se Kosova ka hap zyrë tregtare në Athinë, jo zyrë diplomatike, transmeton lajmi.net.

“Kosova hap zyrë tregtare në Athinë, jo zyrë diplomatike”, ka thënë ai, raporton b92.

Ai ka ribërë të ditur se Kosova nuk është njohur nga Greqia dhe një gjë të tillë nuk do ta bëj.

“Kosovën s’e kemi njohur, e as që do ta njohim”, ka thënë ai gjatë vizitës së tij në Beograd. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme