Kouchner thotë se Gjykata Speciale ka dëmtuar imazhin e Kosovës

Ish-administratori i parë i Kosovës Bernard Kouchner thotë se Gjykata Speciale ka dëmtuar imazin e Kosovës në botë.

‘Po, po, besoj se ka dëmtuar imazhin e Kosovës në botë”, tha Kouchner.

Por ai tha se pavarësisht kësaj, Kosova duhet të ecë përpara.

Kouchner porositi se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë edhe pse mund të jetë i vështirë.

“Nuk e di nëse mund të them se a do të përfundojë sepse nuk e di nëse do të kryhet ndonjëherë plotësisht. Unë kam shumë shpresë dhe ka shumë prespektivë pozitive. Nuk do të jetë e lehtë. Nuk ka qenë e lehtë as mes Francës dhe Gjermanisë”, theksoi ai për Klan Kosovën.

Thotë se popujt në Ballkan duhet të jetojnë së bashku duke thënë se kjo është edhe e ardhmja e tyre në Bashkimin Europian.

Por, thotë se BE nuk është më e njëjta.

“Bashkimi Europian ka ndryshuar. Por megjithatë gëzuar dhe urime përvjetori i pavarësisë”, theksoi Kouchner.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme