Kovaçevski: Anëtarësimi varet nga entuziazmi në BE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimorë në Bashkimin Evropian varet nga entuziazmi në BE për zgjerimin dhe thellimin e integrimit evropian.

“Si kurrë më parë, Evropa është kthyer dhe e përkushtuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një kohë relativisht të shkurtër, vendet e rajonit kanë mundësinë të intensifikojnë reformat institucionale dhe strukturore, si dhe të forcojnë konkurrencën e tregut global, të përfitojnë nga përfitimet e digjitalizimit, zhvillimit teknologjik dhe të gjelbër, si shtete anëtarë të ardhshme të Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në BE varet nga entuziazmi në BE për zgjerimin dhe thellimin e integrimit evropian, por edhe nga përpjekjet e shteteve kandidate për të përmbushur kriteret dhe standardet e larta të nevojshme, përmes respektimit të vlerave themelore evropiane. Ky proces është reciprokisht i dobishëm për të dyja palët”, deklaroi Kovaçevski.

Këtë mesazh e dha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin hapës të Forumit Ekonomiko-Financiar të Shkupit (SEFF).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme