Kovaçevski: Do të ishte e dyshimtë në rast se tenderin e fiton dikush që ofron çmim më të lartë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur sot rreth firmës Eurovia e cila ka fituar tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Qendrën Sportive Boris Trajkovski, deklaroi se do të ishte e dyshimtë në raste se tenderin do ta fitonte firma e cila ofron çmim më të lartë.

“Do të ishte e dyshimtë nëse dikush fiton tender a ndërkohë është donator i ndonjë partie politike dhe ka ofruar çmimin më të lartë. Do të ishte edhe më e dyshimtë nëse dikush fiton tender, a është donator i ndonjë partie politike por që nuk është i evidentuar si donator”, u përgjigj Kovaçevski. Ndërkohë nënvizoi se në tenderin e shpallur nga Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) kanë marr pjesë më shumë firma dhe se ka fituar ajo që ka ofruar çmimin më të ulët.

“Tenderi që u publikua nga MPJ, bëhet fjalë për tender ku kanë marr pjesë më shumë firma. MPJ i ka publikuar dhe çmimet. Bëhet fjalë për tender që do të merret me organizimin e Samitit të OSBE-së. Tenderi ka të bëj me punët ndërtimore në Sallën Boris Trajkovski, sepse të gjithë e dini që vendi jonë nuk ka sallë për kongrese. Salla Boris Trajkovski është sallë që është ndërtuar para 2 dekadave, që nuk plotëson kushtet për organizmin e Samitit të OSB-së. Sa i përket fituesit të tenderit, ajo është organizuar nga MPJ. MPJ kishte publikuar detaje se sa kompani kanë marr pjesë në tender, çfarë çmimesh kanë ofruar dhe sigurisht se është zgjedhur ajo me çmimin më të ulët”, deklaroi Dimitar Kovaçevski. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme