Kovaçevski do t’i takoj sonte partnerët e koalicionit parazgjedhor të LSDM-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thirrur takim me partnerët e koalicionit parazgjedhor të LSDM-së. Takimi do të mbahet rreth orës 20:00 në Klubin e Deputetëve. Në të pritet të diskutohet për prioritetet e Qeverisë dhe mundësinë e zgjerimit të saj. Jo zyrtarisht mësohet se ditëve në vijim Kovaçevski do të ketë edhe një takim me liderët e partive politike shqiptare, përkatësisht Ali Ahmetin dhe Afrim Gashin, që në fund të muajt të thirr një takim të përbashkët të partnerëve qeverisës, varësisht epilogut nga negociatat me Aleancën për Shqiptarët e cila mund t’i bashkohet shumicës. /Adrian Kerimi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme