Kovacevski: Fillimi i negociatave më së paku varet nga ne

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski edhe njëherë konmfirmoi se në vendin tonë nuk ka arritur propozimi francez për zgjidhjen e kontestit mes Sofjes dhe Shkupit. Megjithatë u shpreh se vlerëson lartë përpjekjet e kryesimit francez dhe të vetë presidentit Makron për arritjen e një zgjidhje të pranueshme edhe për Shkupin edhe për Sofjen, pas çka do të hapej rruga për fillimin e negociatave.

“Për momentin tek ne nuk kemi propozim i cili është harmonizuar nga të gjitha vendet anëtare të Be-së, përfshi edhe Bullgarinë. Kur të vjen një propozim i ,tillë ne do ta shqyrtojmë. Ndërkohë sa i përket identitetit ne pozicionin e kemi të qartë se për këtë çështje nuk diskutojmë. E vlerësojmë përpjekjen e kryesimit të Francës dhe vetë presidentit Makron për arritjen e një zgjidhje. Siç njoftuan mediat ekziston një propozim që është dërguar në Sofje, në rast se një propozim i tillë mbërrin në Maqedoni ne dom ta shqyrtojmë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri gjithashtu u ndal edhe në zhvillimet e fundit në Bullgari.

“Zhvillimet e fundit në Bullgari vështirë se komentohen. Se çfarë do të ndodhë në Bullgari ne nuk e dimë, kjo varet nga zhvillimet në Kuvendin e tyre. Ne do ta ti ndjekim zhvillimet atje”, u shpreh Kovaçevski.

Ndërkohë sa i përket integrimit të vendit në BE, edh një herë theksoi se kjo është një çështje e cila më së paku varet nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Sa i përket fillimit të negociatave e kemi thënë gjithnjë se nuk lidhemi me data, sepse bëhet fjalë për një çështje që më së paku varet nga ne. Ne nuk do të heqim dorë sepse anëtarësimi në BE është qëllim strategjik, njëjtë sikur që ishte anëtarësimi në NATO”:, u shpreh Kovaçevski./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme