LEXO EDHE:
Gjuha maqedonase dhe identiteti nuk negociohen me Bullgarinë, dhe Kushtetuta lejon që të drejtat individuale të ushtrohen kolektivisht, tha në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, kryeministri Dimitar Kovaçevski. I pyetur nëse vendi merr një zgjidhje të qartë për gjuhën, dhe Bullgaria premtim për ndryshim të Kushtetutës duke futur bullgarët deri në hapjen e grupit të parë, është një bazë e mirë për kompromis, Kovaçevski thotë:
“Gjuha dhe identiteti i popullit maqedonas, nga çdo aspekt, as nuk është i negociueshëm, dhe as nuk do të jetë objekt i negociatave. Qytetarët në atë pjesë mund të jenë të qetë. Për sa i përket Kushtetutës, kushtetuta jonë lejon, gjegjësisht rregullimin kushtetues, të drejtat individuale të vetëvendosjes të ushtrohen kolektivisht. Përveç kësaj, çdo vend që aspiron të anëtarësohet në BE, në rrugën për t’u anëtarësuar në BE, hap Kushtetutën e tij për ta përshtatur atë me legjislacionin e BE-së, sepse disa kompetenca u dorëzohen institucioneve të BE-së”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk