Kovaçevski: Gruevski duhet të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se ish kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski duhet të kthehet në vend dhe të përballet me organet e drejtësisë. Kovaçevski në deklaratën e sotme për media tha se nuk është takuar me ish kryeministrin Zoran Zaev.

“Nuk kam pasur takim me ish kryetarin, pas mbledhjes që kishim me trupin për strategji të LSDM-së, ku takohen ish kryetarët e LSDM-së, sekretarët e kështu me radhe dhe as që kam pas takim me sekretarin aktual. Kthimi i Gruevskit është temë deplasuar. Ndaj tij ka flet-arrestim ndërkombëtarë dhe ai duhet të kthehet në Maqedoni që të përballet me organet e drejtësisë”, deklaroi Kovaçevski.

Ndërkohë i pyetur nëse ish kryetari i LSDM-së dhe ish kryeministra Zoran Zaev po përgatitet për kryetar të shtetit, Kovaçevski me përgjigje.

“Nuk shoh arsye pse dikush të mos paraqitet në opinion, aq më pak derisa më herët ka kryer funksione të larta në shtet. Për mua është madje pozitive kur ish funksionarë paraqiten në opinion, sepse bëhet fjalë për persona që kanë përvojë të madhe të cilën mund ta ndajnë me opinionin”, u përgjigj Kovaçevski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme