Kovaçevski komenton zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, ja çfarë deklaroi

As unë si kryetar i Qeverisë, e as cilido qoftë ministër, nuk përzihet në punën e Këshillit Gjyqësor apo në punën e Këshillit të Prokurorëve. Organet gjyqësore duhet në jenë në nivelin e duhur për të kryer punën e tyre dhe nuk do të ketë kurrfarë ndikimi politik. Në rast se dikush iu përzihet në punën e tyre, atë do të duhet ta denoncojnë përmes procedurës përkatëse, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur rreth shkarkimit të kryetares së Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva.

“Unë që nga dita e pare që kam marr postin e kryetarit të Qeverisë, kam thënë se as unë e as ndonjë ministër nuk përzihet në Punën e Këshillit Gjyqësor e as të Këshillit të Prokurorëve, dhe kjo mund të konfirmohet përmes video incizimeve, ku të gjithë qytetarët mund të shihnin se çka ndodhi në Këshillin Gjyqësor. Ajo që mbetët është që organet gjyqësore ta kryejnë punën e tyre dhe të mos kenë kurrfarë ndikimi politik”, deklaroi Kovaçevski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme