Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë qëndrimit në Bruksel në sesionin e fundit të procesit të skriningut lidhur me kapitullin e tregtisë tha se Maqedonia e Veriut do të mbetet e përkushtuar në zbatimin e praktikave BE-së me qëllim përmirësimin e infrastrukturës tregtare dhe rritjen e saj me vendet e BE-së. Kovaçevski shtoi se qëllimi i harmonizimit të legjislacionit është rritja dhe sigurimi i eksportit nga Maqedonia e Veriut drejt vendeve të BE-së.
“Nuk do të tërhiqemi asnjëherë dhe as mekanizma tejkalues nga ky kapitull. Do ta respektojmë legjislacionin e BE-së për këtë kapitull deri në pikën e fundit. Do të fokusohemi në përputhjen e politikave tona me tregtinë Evropiane sipas kornizave të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe do t’i zbatojmë praktikat e BE-së në kontrollin e eksportit, kreditë e eksportit, investimet dhe instrumentet për mbrojtje tregtare në bazë të kornizave nacionale dhe juridike në vendin tonë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk