Kovaçevski – Mitsotakis: Miqësia mes dy vendeve na mundësoi të zhvillojmë projekte strategjike energjetike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të agjendës për takime bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, sot ka takuar kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Në takim u shpreh kënaqësia e të dyja palëve nga forcimi i vazhdueshëm i dialogut politik në vitet e fundit, pasuar nga vizitat dhe takimet e nivelit të lartë që kontribuan në intensifikimin e mëtejshëm të dinamikës dhe ndërtimit të besimit mes dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimi ekonomik.

– Advertisements –

Dy kryeministrat njohin interesin e përbashkët për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella në investimet e përbashkëta strategjike dhe kapitale energjetike si pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropulos dhe ndërtimi i interkonjeksionit të gazit natyror me Greqinë.

Në takim, kryeministri Kovaçevski shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet bilaterale dhe miqësinë mes dy vendeve, e cila, siç tha, ka potencial të madh për avancim dhe zgjerim të mëtutjeshëm, në përputhje me partneritetin strategjik të përcaktuar me Marrëveshjen e Prespës.

Ai falënderoi për mbështetjen e fuqishme të Greqisë për Maqedoninë e Veriut sa i përket miratimit të kornizës negociuese për fillimin formal të negociatave për anëtarësim me BE-në, e cila u riafirmua në këtë takim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme