Kovaçevski në Forumin e sigurisë Globsek 2023 në Bratisllavë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski merr pjesë në Forumin global të sigurisë Globsek 2023 në Bratisllavë. Është paraparë që Kovaçevski të mbajë fjalim në panel sesionin me temë: Ballkani po kthehet në lojë”, ku në fokus të diskutimeve do të jetë bashkëpunimi rajonal, integrimi i rajonit në BE dhe sfidat për Evropën nga lufta në Ukrainë.

Në kuadër të agjendës, Kryeministri Kovaçevski sot do të realizojë takim dypalësh me Presidentin francez Emanuel Makron, me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, ndërsa realizoi takim edhe me përfaqësuesin special BE-së të ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Forumi i Sigurisë Globsek është etabluar si platforma më e spikatur në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL). Edicioni i 18-të i Forumit synon t’i rikujtojë botës se ky rajon nuk ka qenë kurrë më vendimtar në sigurimin e stabilitetit global.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme