Kovaçevski: Nuk do të lejojmë përfitime në kurriz të qytetarëve

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski derisa komentoi bojkotin e disa prodhuesve të bukës theksoi se Qeveria nuk do të lejoj që disa kompani të fitojnë në kurriz të qytetarëve në këtë moment kur siç u shpreh ai duhet të vijë në shprehje solidariteti. Kovaçevski madje paralajmëroi edhe mundësinë për ngrirjen e çmimeve edhe të disa produkteve tjera elementare.

“Të fitohet në kurriz të qytetarëve tani kur të gjithë duhet të tregohemi solidar, për mua është shumë e pakuptimtë dhe më e keqja që mund ta bëjë një kompani. Nga ana tjetër kemi kompani që janë të përgjegjshme dhe po i kryejnë punët e tyre sipas rekomandimeve dhe vendimeve të qeverisë…Në ministrinë e Ekonomisë po bëhen analiza edhe për çmimet e prodhimeve tjera dhe në të ardhmen mund të ketë ngrirje të çmimeve edhe të produkteve tjera elementare”, deklaroi, Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme