Kovaçevski: Nuk ka të ardhme evropiane me VMRO-në

Gazetar: Lluka Andrev

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, akuzoi se opozita nuk ka fare plan për integrimet evropiane të vendit. Në një intervistë për portalin “Lokallno”, ai theksoi se me VMRO-DPMNE-në nuk ka të ardhme evropiane dhe në zgjedhjet e ardhshme qytetarët nuk do ta mbështesin atë që sipas tij është koalicion i djathtë populist prorus. Partia e tij theksoi se VMRO-DPMNE nuk ka mundur të bindë as ambasadën greke për të zgjatur vlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit e jo më të gjithë Bashkimin që të ndryshojë propozimin francez.

“VMRO-DPMNE-së nuk mund të bindë një ambasadë, e jo më 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, të ndryshojnë kornizën e negociatave. Një tjetër mit i krijuar në mënyrë të rreme, një gënjeshtër e ekspozuar plotësisht. Ajo që po thoshim u konfirmua – ne kemi marrëveshjen më të mirë që mund të merrnim”, tha Darko Kaevski – zëdhënës i LSDM-së.

VMRO-DPMNE shprehu keqardhjen që partia në pushtet, siç thanë, krenohet me diktatin bullgar. Nga partia opozitare porositën që të pritet 8 maji, përkatësisht zgjedhjet dhe më pas do të bëhet e qartë se si do të ndryshohet propozimi.

“Diktati bullgar që Maqedonia e pranoi për shkak të qeverisjes së dobët është gjëja më e keqe që shteti e ka pranuar ndonjëherë. VMRO-DPMNE nuk pajtohet me diktatin bullgar dhe ai duhet ndryshuar, ndërsa Maqedonia duhet të marrë një pozicion më të mirë. Është e mahnitshme se si një parti mund të jetë krenare për disfatat e shtetit të saj”, thonë nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE paraprakisht theksoi se gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore do të ofrojnë zgjidhjen për integrimin në Bashkimin Evropian dhe, siç thanë, ruajtjen e identitetit. Presioni ndaj partisë opozitare lidhur me qëndrimin për amendamentet kushtetuese dhe vazhdimin e integrimeve evropiane është ngritur pasi përfaqësues të lartë amerikanë kanë porositur VMRO-DPMNE-në që të prezantojë para opinionit planin e saj për anëtarësim në Union. Në fund, ambasadorja amerikane Angela Ageler tha se do të ishte e kënaqur të dinte se çfarë zgjidhjesh ofron opozita për ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se SHBA do të zhgënjeheshin nëse ato nuk miratohen./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme