Kovaçevski nuk shkon me Abazoviqin dhe Ramën në Kiev, nga kabineti qeveritar i tregojnë shkaqet!

E përditshmja malazeze, ‘Vijesti’ shkruan se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq e ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe se do t’i marrë me vete edhe kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Mirëpo nga kabineti i kryeministrit maqedonas kanë njoftuar për Almakos se Kovaçevski nuk do të udhëtojë në Kiev për shkak të agjendës së ngjeshur. Këtë lajm e kanë transmetuar edhe mediume në gjuhën maqedonase.

Ndryshe, në një bisedë telefonike të enjten, Zelensky e ftoi Abazoviqin ta vizitojë Kyivin.

Paraprakisht gazeta ‘Vijesti’ nga Podgorica njoftoi se Rama e Kovaçevski e kanë pranuar idenë e Abazoviqit dhe mbetet të merren vesh për datën se kur do të shkojnë në Ukrainë, gjë që u demantua nga kabineti i kryeministrit maqedonas.

Ideja e Abazoviq ishte që vizitës t’i bashkoheshin të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Dritan Abazoviq do të nisë një ide për një vizitë të përbashkët në Kyiv nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s të rajonit, me qëllim dërgimin e një mesazhi më të fortë dhe të bashkuar të mbështetjes së Ballkanit Perëndimor për sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës”, u tha në një komunikatë të qeverisë malazeze.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme