Kovaçevski: S’ka asgjë të re lidhur me propozimin francez

Nuk ka momente të reja rreth propozimit të presidencës franceze për heqjen e vetos bullgare në procesin e integrimit evropian. Bisedimet vazhdojnë në nivel të ekipeve të ekspertëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Do të thirrem në konferencën time për shtyp që pata në Bruksel dhe pikëpamjet që shpreha atje janë të njëjta. Për momentin nuk ka asgjë të re sa i përket asaj që u diskutua deri në ditën e konferencës për shtyp. Siç ju thashë deri tani, procesi me Bullgarinë udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ministria e Punëve të Jashtme dhe ekipet e saj të ekspertëve janë duke zhvilluar bisedime me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Bullgari. Në momentin kur do të ketë propozim të pranueshëm nga të dyja palët, atëherë ai propozim do të shyrtohet në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Për momentin nuk ka një propozim të tillë”, tha Kovaçevski

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme