Skandali i Kryetarit të Struges Ramiz Merko, bëri të përplasen Kovaçevski dhe MIskovski se kush ka nisë më herët të bashkëpunoj me atë, në periudhën kur ai ishte nën llupën e DASH për korrupsion të lartë. Kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski tha se po të ishte në vend të Merkos do të jipte dorëheqje, por nuk e kërkon një gjë të tillë si kryeministër. Ai madje e hedh topin tek VMRO se Merko më herët ka qenë në koalicion edhe me ata. Kurse Miskovski thotë se Maqedonia është shteti më i korruptuari në Evropë ku udhëheqin, klane familjare të disa udhëheqësve të lartë të partive politike në pushtet, të cilët sipas tij, jo që na turpëruan por edhe na varfëruan duke përvetësuar shuma milionëshe ilegale.
“Po të isha unë në listën e zezë zë SHBA-ve, si person që një pjesë të shkollimi e kam kryer në Amerikë, jo vetëm që do të jepja dorëheqje, por do ta quaja si dështimin më të madh në karrierën time profesionale. Nuk e kuptoj si mund që SHBA-ja që është larg 8 mijë km nga këtu të kenë informacione nga kanalet e tyre zyrtare për atë se çfarë ndodh në shtetin tonë, kurse institucionet tona hetimore dhe gjyqësore ato informacione të mos i kenë,” u shpreh Dimitar Kovaçevski, Kryetar i LSDM-së.
“Se është qeveria më e korruptuar dhe më e inkriminuar në Evropë, të gjithë ne e ndjejmë, kjo që doli nga DASH veç se e vërteton atë që ne e përjetojmë. Kryetar komune dhe pjesë e udhëheqësisë së lartë të partisë politike BDI është vënë në atë listë të zezë sepse ata kanë dëshmi, të paktën unë ashtu e kuptova atë kumtesë në opinion se pas tij ka krim të lartë dhe ka ndikuar në sjellje të vendimeve gjyqësore,” deklaroi Sinkron Hristijan Mickovski, Kryetar i VMRO DPMNE-së. /alsat.mk