KPK-ja inicion procedurë disiplinore ndaj prokurores Shemsije Asllani

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar lidhur me skandalin e përgjimeve duke bërë të ditur se është duke i përcjellë me vëmendje audio-incizimet e plasuara nga disa portale dhe është i përkushtuar për të siguruar se sistemi prokurorial dhe KPK-ja vepron vetëm konform Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Reagimi i KPK-së ka ardhur tek ditën e mërkurë, rreth orës 19:00, pas një jave heshtjeje nga ky institiucion.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka njoftuar se Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në kuadër të kompetencave ligjore, ka parashtruar të mërkurën në KPK kërkesë për inicim të procedurës disiplinore ndaj një prokurori të kësaj prokurorie që ka të bëjë me audio-incizimet e publikuara në portalin “Shqip.com”.

Bëhet fjalë për prokuroren e Krimeve të Rënda, Shemsije Asllani.

“KPK, në kuadër të kompetencave ligjore, do ta trajtojë këtë kërkesë të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke themeluar panelin hetimor i cili është kompetent për të trajtuar shkeljet e pretenduara. Gjithashtu, KPK siguron opinionin publik se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për ta trajtuar këtë rast dhe njëherësh njofton tërë opinionin publik dhe institucionet e pushtetit ekzekutiv se nuk do t’i nënshtrohet asnjë lloj presioni apo tentim-ndikimi nga jashtë, por veprimet e veta gjithnjë do të jenë në përputhje me kompetencat që ia garanton Kushtetuta dhe Ligji”, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme