“Ka shumë raste kur analiza e sasisë së punës tregon se nuk nevojiten punësime shtesë, por udhëheqësia vendos se punësimet janë të nevojshme dhe sërish shpallet konkurs për punësim.”,- u shpreh kryetarja e Komisionit Anti-Korrupsion, Biljana Ivanovska.
Po ashtu gjatë punësimeve në administratë janë evidentuar shumë keqpërdorime të nacionalitet, ku shumë maqedonas deklarohen si shqiptar vetëm sa për tu punësuar.
“Është keqpërdorim nga të gjithë. Nga këto persona , nga shërbimet inspektoriale nga të gjithë që kanë për detyrë të bëjnë mbikëqyrje. Nëse paraprakisht ky person është përcaktuar për nacionalitet tjetër, atëherë në rregull por të heshtet kjo dhe dikush nga Ministria për shoqëri informatike të mos mundet të parandalojë ketë fenomen kjo është turp.”,- theksoi Nuri Bajrami nga Komisioni Anti Korrupsion.
Aktivitetet për Përforcimin e kapaciteteve të institucioneve në luftë kundër korrupsionit janë përkrahur nga USAID, në bashkëpunim me Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe ministrinë për shoqëri informatike.