KQZ: 15 mijë votues nga diaspora në këto zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar numrin e votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës.

Sipas KQZ-së për regjistrim janë pranuar 20 mijë e 354 aplikacione për regjistrim, ndërsa të vlefshme janë regjistruar mbi 15 mijë aplikacione.

“Gjatë kësaj periudhe, përmes adresës postare të KQZ-së; fax-it; dhe email adresave, janë pranuar 20 mijë e 354 aplikacione për regjistrim, si në vijim:

15 mijë e 118 janë regjistruar si votues të suksesshëm;
5 mijë e 236 aplikacione për regjistrim janë refuzuar, si më poshtë:
– 14 aplikues kanë qenë nën moshën 18 vjeçare dhe që nuk e arrijnë këtë moshë as në Ditën e Zgjedhjeve;

– 118 aplikacione për regjistrim nuk e kanë nënshkruar formularin e aplikimit; dhe

– 5 mijë e 104 aplikues janë refuzuar pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike për përfshirjen në listën e votuesve jashtë Kosovës”, thuhet në publikimin e KQZ-së.

Sipas KQZ-së numri i qytetarëve që do të kenë drejtë vote për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit është 1 milion e 872 mijë e 941.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme