Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve për asamble komunale dhe ka shpallur rezultatet përfundimtare të balotazhit.
Përderisa votohej për miratim të rezultatit në Prishtinë, anëtari i LDK-së, Sami Hamiti u ankua se Vetëvendosje ka bërë presion dhe manipulim në lidhje me votat me kusht, raporton lajmi.net. Nga ana tjetër, anëtari i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, ka thënë se procesi ka qenë i rregullt dhe ajo që ka tentuar manipulime ishte LDK-ja.
Zhurmë u bë edhe për Prizrenin ku partitë të ishin në balotash, PDK e VV, drejtuan akuza ndaj njëra tjetrës për mos proces të jo-rregullt zgjedhor dhe manipulime.
Me pas edhe rezultati i kësaj komune është miratuar nga anëtarët e KQZ-së.