Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka filluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, nën vëzhgimin e kamerave,
Veç numërimit të votave për deputetë do të bëhet edhe verifikimi i votave për subjektet politike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se ky verifikim është i paraparë me aktet nënligjore dhe ka për qëllim eliminimin e çdo dyshimi që mund të ketë lindur gjatë publikimit të rezultateve zgjedhore.
“Ky verifikim është paraparë me akte nënligjore dhe kjo do të largojë të gjitha dilemat që janë paraqitur gjatë publikimit të rezultateve të zgjedhjeve”.