KQZ shpall rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall sot rezultatet përfundimtare të balotazhit të 19 nëntorit.

Po ashtu, KQZ’ja bën të ditur se sot do të certifikohen rezultatet e raundit të parë, shkruan gazetametro.net.

Sipas një njoftimi, shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet në orën 13:30, kohë kur edhe është thirrur mbledhja e KQZ’së.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale u karakterizua me shumë kundërshtime rreth rezultateve preliminare, pasi meqë ishte rezultat i ngushtë në disa komuna, u kërkua rinumërim. Kjo gjë madje shkoi edhe deri në Supreme, pasi PZAP vendosi të rinumërohen Prishtina e Prizreni, e të cilën gjë e hudhi poshtë Gjykata Supreme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme