KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë: LVV ka siguruar mbi 50% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 Shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar si parti e parë dhe ka arritur që të marrë 50.28 % të votave duke siguruar 58 deputetë në Kuvend.

Parti e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 17% të votave dhe ka siguruar 19 ulëse në Kuvend. Ndërkohë në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.73% e cila ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.

Shpërndarja e votave të zgjedhjeve në 14 Shkurt

Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka thënë se pavarësisht sfidave të shumta me të cilin është shoqëruar ky proces zgjedhor, KQZ ka arritur t’i përmbushë detyrat e saj kushtetuese dhe ligjore, njofton Klan Kosova.

Partitë e tjera në Kosovë kanë marrë një përqindje të ulët votash, siç është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka marrë vetëm 7.15 të votave.

Tashmë pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje pritet që të formojë qeverinë e re./tvklan.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme