KQZ shtyn certifikimin e rezultateve të balotazhit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë mbledhjen e paraparë për tu mbajtur të mërkurën, në të cilën ka qenë e planifikuar certifikimi i rezultateve për 19 komunat që kanë shkuar në raundin e dytë për kryetar komune.

Me anë të një njoftimi KQZ ka thënë se mbledhja është shtyrë për ditën e enjte.

“Ju njoftojmë se mbledhja e paraparë për ditën e sotme – është shtyrë për nesër (e enjte, 7 dhjetor). Për orën e saktë të mbajtjes së kësaj mbledhjeje do t’iu njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim

Rezultatet e raundit të dytë po kontestohen nga LDK në Prishtinë e PDK në Prizren. Këto dy parti kanë dërguar ankesë në Gjykatën Supreme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme