KQZ tregon se prej cilave komuna u numëruan votat me postë dhe në cilat po vazhdon numërimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar edhe sot numërimi i fletëvotimeve me postë.

Në një postim në Facebook janë treguar edhe qytetet ku ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve.

“Deri në përfundim të ditës së premte, në këtë qendër janë numëruar fletëvotime që i takojnë votuesve të komunave Deçan, Gjakovë, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, thuhet në njoftim.

 KQZ tregon se në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Deçan, Gjilan, Dragash, Drenas, Istog, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik.

Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme