Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e 629 kutive të votimit të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Në kuadër të një mbledhjeje të mbajtur sot, Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka thënë se në 524 vendvotime kanë hasur probleme dhe ka rekomanduar rinumërimin e tyre.
Ky vendim vjen një ditë pasi KQZ shpalli rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash.