2000 mijë pakot e votuesve nga diaspora, të cilat po qëndrojnë në Ministrinë e Infrastrukturës, janë të sigurta. Kështu ka pohuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, i cili shton se mungesa e hapësirës në KQZ e ka detyruar këtë organ që të shfrytëzojë hapësira të objekteve tjera.
“Pakot ruhen në hapësirë të veçantë dhe të sigurt. Dhoma që është në shfrytëzim të KQZ-së sigurohet gjatë 24 orëve nga Policia e Republikës së Kosovës. Për shkak të hapësirës së pamjaftueshme në proceset zgjedhore KQZ-ja detyrohet të marrë hapësira tjera jashtë objektit të KQZ-së. Bëhet fjalë për hapësira që shfrytëzohen dhe që u përkasin institucioneve tjera, siç është rasti me hapësirat e Ministrisë së Infrastrukturës”.
Ai thekson se pakot e votave të diasporës nuk do të hapen për numërim deri një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.
“Deri më 27 shtator 2019 në hapësirën që shfrytëzohet nga KQZ-ja kanë arritur rreth 2.000 pako të supozuara me fletëvotime të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 5 tetor 2019. Numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara”, ka deklaruar Elezi. /zeri/