Krahas dekanëve, UP-ja zgjedh edhe anëtarët e senatit në 14 fakultete

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, dje ka zhvilluar procesin e zgjedhjes së Dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultete të ndryshme.

Krahas votimit të Dekanëve pjesë e këtij procesi ishin edhe anëtarët e rinj të Senatit të Universitetit, që do të përfaqësojnë secilën njësi akademike për katër vitet e ardhshme.

Anëtarët e rinj të Senatit, me mandat katërvjeçar, sipas fakulteteve, janë:

1. Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Florina Jerliu.

2. Fakulteti i Arteve: Prof. Adem Rusin Rusinovci. 3. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Imer Haziri.

4. Fakulteti i Edukimit: Prof. Eda Vula.

5. Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Bujar Turjaka.

6. Fakulteti Ekonomik: Prof. Liridon Veliu.

7. Fakulteti i Filologjisë: Prof. Shpetim Elezi.

8. Fakulteti Filozofik: Prof. Sejdi Rexhepi.

9. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Valdete Rexhëbeqaj-Hamiti.

10. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Rexhep Selimaj.

11. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Figene Ahmedi.

12. Fakulteti Juridik: Prof. Iliriana Islami.

13. Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Kreshnike Dedushi-Hoti.

14. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Fisnik Aliaj.

“Universiteti uron senatorët për zgjedhjen dhe u dëshiron sukses në përmbushjen e mandatit të tyre”, thuhet në njoftim. /Zëri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme