Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes që kishte thënë se gjenerata e re e PDK-së është ngritur me servilizëm ndaj kryetarit të partisë Kadri Veseli.
Ahmeti kishte thënë se kjo gjeneratë është gjeneratë e shpifësve dhe mjegullkrijuesve dhe se të gjithë duan që të bëhen “SHIK-a të vegjël”, ndërsa Krasniqi ka shkruar në Facebook se statusi i Ahmetit ishte shkruar nga ish-sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj.
Përplasjet e fundit mes PDK-së dhe VV-së kanë nisur pasi PDK në Prishtinë kishte akuzuar se Vetëvendosje ka punësuar aktivistë të vet në Komunën e Prishtinës. Kjo parti thoshte se udhëheqës i këtij procesi ishte Dardan Molliqaj.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit:
“M’erdhi keq kur e lexova ni reagim te Shpend Ahmetit, se edhe ate po duket ia kish shkru Dardan Molliqaj. Shume keq qe Dardani po ia cakton Shpendit edhe cka me shkru, pervec qe ia cakton edhe detyrat ditore si Kryetar prej qe e ka marre mandatin.
Ma mire kish qene Shpendi me tregu qe s’ka pas qare pa i realizu punesimet ilegale ne Komune se per to ka vendos shefi i tij i vertete, pra Molliqaj. Mos e mbaj barren e tjeterkujt o Shpend se mjaft te del barra e jote.
p.s. Shpend, njerezit te cileve ju ke referu ne postim jane shume para teje ne politike. Kur kane qene ata aktiviste te PDK-se, ti ke qene ne shoqeri civile, hala pa e themelu FER-in. Mos ofendo palidhje, bonu fer! 🙂