Krasniqi: Baci kurrë nuk ia shkeli, edhe në kohë më të këqija se këto

Një slogan ‘Bac ja shkela’, përmes të cilit tregohet ikja e madhe e kosovarëve drejt vendeve të tjera, ka nxitur edhe reagimin e politikës.

Ka qenë ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili ka kritikuar krijimin e një slogani të tillë bashkë me portretin e Adem Jasharit, pasi sipas tij ai edhe në kohë më të këqija nuk ‘ia shkeli kurrë’, pasi nuk dëshironte që të linte Kosovën nën çizmen e Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Sipas themeluesit të NISMA-s, për slogane të tilla mund të përdoren protrete të politikanëve të cilët kanë qeverisë me Kosovën këto vite të fundit.

Reagimi i plotë:

EDHE BACI DINTE T’IA SHKELTE!

Të gjallët, të rinj apo të vjetër, në çdo kohë e kanë për obligim t’i nderojnë personalitetet kombëtare të së djeshmes, e sidomos kjo duhet të vlen për Adem Legjendarin. ADEM LEGJENDARI nuk mund të bëhet i përdorshëm për teket e marifetet e askujt në ditët e sotshme. E sidomos nuk guxon të përdorët Portreti i tij për çështje të tilla pa shprese e zhgënjimi. Pasi ai edhe në rrethana më të rënda as nuk e humbi shpresën e as u zhgënjye dhe nuk ia shkeli kurrë që ta lente Kosovën nën çizmen e huaj.

Për gjera të tilla, në ditët tona mund dhe duhet të përdorën portretet e të gjithë atyre që e kanë kërkuar qeverisjen e vendit, e sidomos këta të viteve të fundit!

Po, këta e meritojnë!

Me e para portretit të Adem Legjendarit, kërkohet vetëm nderimi dhe përkulja!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme