Krasniqi fton mediat ta bojkotojnë Qeverinë

Ish kreu i Kuvendit i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje që mediat profesionale ta bojkotojnë punën e ekzekutivit.

Krasniqi, tash kryetar Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, ka thënë se mediat deri sot nuk kanë arritur që ta informojnë opinionin për madhësinë e Kabinetit Qeveritar, sidomos për numrin e zëvendësministrave, por edhe të këshilltarëve politikë.

“Ndoshta vetëm ky fakt do të mjaftonte që kjo qeveri të bojkotohej nga mediat profesionale. Derisa ajo të detyrohej që gazetarëve t’ua hapte dokumentet e nevojshme për njoftimin e opinionit publik me korrektësi për shpenzimet financiare te Mega Kabinetit qeveritar, ndaj të cilit janë të obligueshëm si mediat dhe sidomos, të gjitha institucionet e pushtetit në krye me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Mbase, sipas tij, as bojkotimi nga mediat profesionale nuk është i mjaftueshëm.

“Ne, nuk na është e njohur fakti, pse BE-ja nuk e kushtëzon liberalizimin e vizave me zvogëlimin e kësaj Mega Qeverie?! Ky do të ishte interesi i qytetarëve të Kosovës, që buxheti i tyre të mos keqpërdorej”, ka thënë Kransiqi, teksa ka shtuar se padyshim ka edhe arsyeje të tjera.

I ka numëruar disa:

– Mashtrimi i madh që fillimisht ju është bërë anëtarësisë se partive politike e që sa vite edhe opinionit publik të Kosovës dhe mashtrimi po vazhdon të jetë i përditshëm;

– Jo transparenca në raport me mediat dhe opinionin publik;

– Gjuha e komunikimit tejet e pa kulturuar e njerëzve të qeverisë;

– Marrëveshjet e dëmshme që do të reflektojnë negativisht dhe të cilat do të kenë pasoja afatgjata për gjenerata të tëra;

– Degradimi shoqëror, publik e ambiental që ka marrë përmasa shqetësuese për cilindo njeri që ndjen shqetësim për gjeneratat e ardhshme të këtij vendi dhe

– Shumë fenomene të tjera të jetës publike si arsimi e shëndetësia që po shëmtohen e degradohen përditë!

Se sa i përket qeverisjes me skandale të përgjithshme, qytetarët në një masë edhe janë të njoftuar, ndonëse, jo në plotëni!

“Kjo qeveri meriton më shumë se bojkotin”, ka thënë në fund Krasniqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme