Krasniqi: Kodi telefonik ishte mashtrim

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Nismës, Jakup Krasniqi ka thënë se kodi telefonik i marrë dy ditë më parë nga ITU-ja është padyshim mashtrimi i radhës së Qeverisë së Kosovës.

“Nuk ka asnjë dyshim, Kodi ishte mashtrim. Krejt çështja është, cili do të jetë mashtrimi i radhës?”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Koha.net.

Njëjtë pati thënë në “Interaktiv” të KTV-së edhe eksperti i telekomunikacionit, Ismet Hamiti, i cili ka thënë se me këtë kod është shkelur sovraniteti i Kosovës dhe se është vetëm kod gjeografik, jo shtetëror.

Krasniqi më tej shtron edhe pyetje tjera, sipas tij, për mashtrimin nga qeveritarët.

“Secili nga ne duhet te pyet: A do të ndodhë ndonjëherë që njerëzit tanë te veshur me pushtet të bëjnë punë të mençura për kombin e shtetin? Kur këta njerëz do të pushojnë se mashtruari opinionin publik? Pas gjithë këtyre mashtrimeve, a ka akoma njerëz që u besojnë më?”, përfundoi Krasniqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme