Sakte.net / e Merkurë 28 Shtator 2016 / 14:20
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ia ka përmendur sërish LDK-së, banesën e Ismet Beqirit.
Këtë deklaratë Krasniqi e bëri përmes një postimi në Facebook, pas kërkesës së degës së LDK-së në Prishtinë që banorët e dëbuar nga banesat e “Dardanisë” t`i akodomojë në banesat kolektive në Hajvali.
Postimi i plotë:
“LDK-ja i bën thirrje komunës që banesat në pronësi komunale t’i ndajë në mënyrën më të mirë për qytetarët!
– Normal që ashtu do të ndahen. Na nuk jemi si ju me i dhënë banesë komunale Ismet Beqirit e Sami Hamitit!”(sic.)