Krasniqi: Militantët e PDK po tentojnë të prishin aktivitetet e ndërtimit dhe zhvillimit të Prishtinës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi përmes një statusi në facebook I është përgjigjur rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët i ndalën fjalën Shpend Ahmetit gjatë përurimit të parkut rekreativ sportiv në Prishtinë.

Krasniqi u rikujtoi aktivistëve të PDK-së, se VV i ka prishur me aksione disa ngjarje të pushtetit që kishin rëndësi më të madhe se ngjarja e sotme.

Sipas tij, zhvillimin e Prishtinës nuk mund ta ndalin.

Postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

“Veç mos harroni që aktivistët e VV i kanë prishur me aksione simbolike ngjarjet e pushtetit që lidheshin me privatizimin, negociatat, demarkacionin, etj.

Militantët e PDK po tentojnë të prishin aktivitetet e ndërtimit dhe zhvillimit të Prishtinës. Por kjo gjithmonë mbetet në nivel tentimi, sepse zhvillimin e Prishtinës nuk munden më me e ndalë ?” (sic), ka shkruar Krasniqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme