Krasniqi, Mustafës: Ik e mos i mashtro qytetarët e Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, i cili tha se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por është koha për përmbushjen e obligimeve institucionale siç janë liberalizmi i vizave, formimi i ushtrisë së Kosovës, si dhe zhvillimi ekomomik i vendit.

Sipas Krasniqit, këto deklarata janë refrene të banalizuara skajëshmërisht, nga njeriu që sipas tij nuk ka ditur dhe nuk e ka marrë asnjë vendim të guximshëm e të mirë për vendin e qytetarët.

“Cila paska qenë fuqia e opozitës për të penguar në: Ndërtimin e Shtetit të se Drejtës, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, lehtësimin në investime, luftimin e nepotizmit, liberalizimin, kush të pengoj të investosh për arsim cilësor, shërbime shëndetësore cilësore, investime në energjetikë, bujqësi etj”, ka pyetur Krasniqi.

“Kur nuk dinë të qeverisësh, nuk guxon të marrësh vendime për vendin, ik e mos i mashtro qytetarët e Kosovës?! Kjo është puna më e mirë që mund ta bësh”, shkruan në fund ish kryeparlamentari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme