Krasniqi ka pyetur se pse vrapojnë ta personalizojnë e privatizojnë obligimin kushtetues
Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka deklaruar se institucionet përgjegjëse të Kosovës e kryen një detyrë kushtetuese, por ajo që nuk shkon është, pse vrapojnë ta personalizojnë e privatizojnë obligimin kushtetues, mbrojtjen e sovranitetit të shtetit.
Krasniqi në facebook ka shtruar pyetjen se pse kaq burrërisht nuk i pranojnë edhe vargun e gjatë të dështimeve.
“Çakordimet nuk kanë te ndalur!Nuk ka asnjë dyshim, institucionet përgjegjëse te Kosovës e kryen një detyrë kushtetuese, për atë ato janë aty. Por ajo që nuk shkon është, pse vrapojnë ta personalizojnë e privatizojnë obligimin kushtetues, mbrojtjen e sovranitetit te shtetit?” ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se madje edhe ta zëmë se mentaliteti prej bajraktari e lejon një gjë te tillë. Por sipas tij , këta bajraktarë që vrapojnë të kapen fortë pas një suksesi? Ai ka pyetur pse kaq burrërisht nuk i pranojnë edhe vargun e gjatë te dështimeve?
“Tani, juve që po vrapoi pas lavdeve, a jeni përgatitur edhe për lavde të tjera që ju presin?Le të shpresojmë se po! Megjithatë, unë kam frikë nga ky veprim i qeveritarëve tanë?!” ka shtuar ai.
Ai më tej ka thënë se “Kur them ketë e kam parasysh, aksionin e RSU-së më 25 korrik 2011 dhe pasojat që i ka prodhuar ai aksion – Bisedimet politike te Brukselit, në mes Kosovës dhe Serbisë! Atje ku është biseduar ekskluzivisht për çështjet e brendshme te Kosovës dhe pa asnjë përgatitje. Bisedime që e kanë dëmtuar shumë sovranitetin e shtetit.”
“Te shpresojmë se po fillon një fazë e re e përgjegjësisë për të parët e institucioneve te shtetit, ndonëse shumë e vonuar, por më mirë vonë se kurrë?!” ka përfunduar Krasniqi./21Media