Krasniqi: Presidenti inferior e frikacak, u gëzua që Vuçiqi ia hapi telefonin

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka komentuar deklaratën e Hashim Thaçit, se ka folur sot me telefon, me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq.

“Për ta parë se çfarë inferioriteti ndaj Serbisë ka i vetëquajturi president i Kosovës, shiheni se sa shumë qenka gëzuar që Vuçiq ia ka hapur telefonin”, ka thënë Krasniqi.

Më parë, nga opozita ka reaguar edhe Bilall Sherifi i Nismës për Kosovën. Duke komentuar deklaratën e Thaçit ai ka pyetur se a është kjo “rokadë funksionesh apo ‘puç’ presidencial.

“Hashim Thaçi përmes FB të tij e informoi publikun se sot me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike. Nga kjo informatë nuk kuptuam se a janë marrë vesh për t’i dhënë fund ‘luftës’ apo janë marrë vesh veç për një armëpushim të përkohshëm!?”, ka thënë Sherifi, përcjell Koha.net. “Edhe diçka, mos rastësisht Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë bërë rokadë të funksioneve, veçse ende nuk e kanë informuar publikun, apo bëhet fjalë për një ‘PUÇ’ presidencial?”, ka shtuar më tej ai.

Kujtojmë se presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, ka treguar se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa me një fjali ka treguar se për çfarë janë dakorduar.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Thaçi, përcjell Koha.net. “U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar më tej ai.

Dialogut në Bruksel, që deri tash është ka qenë në nivel kryeministrash i janë shtuar edhe presidentët, Thaçi e Nikoliq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme