Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka dalë me një propozim interesant për formimin e Qeverisë e që përfshin PAN-in dhe Vetëvendosjen. “Nëse ndonjëherë Republikës së Kosovës i është dashur një koalicion i madh, ai duhet të jetë tani o kurrë!Është në obligimin e politikanëve të PAN-it dhe atyre të VV-së që ta analizojnë me urti situatë në Kosovë dhe të marrin vendimin që i duhet Kosovës dhe qytetarëve të saj. Koalicioni në mes këtyre subjekteve zgjedhore, krijon mundësi të shumta! Politikanët e këtyre subjekteve duhet të mendojnë racionalisht! Le të fitoj urtija politike e njerëve vendimmarres në politikë!”, ka shkruar ai në facebook.